Mar. Qer 2nd, 2026

Haxhiu pret në një takim ambasadorin e Gjermanisë, diskutojnë për partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Haxhiu e falënderoi ambasadorin Rudolph për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në shtetndërtim, zhvillim demokratik dhe integrim evropian.

Në takim u theksua rëndësia e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe roli i veçantë që Gjermania ka pasur në momente kyç për vendin.

Haxhiu vlerësoi se Gjermania mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës dhe theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë integrimin evropian, ekonominë, sigurinë, sundimin e ligjit, arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Ajo ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane, demokracisë dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë si të rëndësishme për avancimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës në proceset evropiane dhe ndërkombëtare.

Postime të Ngjashme