Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren, të hënën. Ai dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pistoletë me gas, 28 fishekë dhe tetë gëzhoja.
I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

