Një person është arrestuar në Gllogoc pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 25 fishekë, transmeton KosovaPress
Rasti ka ndodhur më 24 maj rreth orës 14:00, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

