Sot, janë ekzekutuar shtesat e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët. Lajmin e bëri të ditur ministri në detyrë i Punës, Familjes dhe Vlerave të luftës çlirimtare, raporton KosovaPress.
Në mbledhjen e fundit Qeveria në detyrë mori vendim për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët, punonjësit e sektorit privat dhe studentët aktivë.
Kjo u quajt si pakoja për përballje me inflacionin 2.0 e cila pako nxiti reagime dhe u konsideruar si “blerje votash” pasi vendi ndodhet pranë zgjedhjeve të parakohshme të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Sipas ministrit në detyrë të Financave, për punëtorët e sektorit privat ndarja e mjeteve nga 100 euro bëhet pas publikimit të një aplikacioni nga institucionet përkatëse.

