Për të shtatin vit më radhë Rrjeti për të Drejtat e Njeriut ka lansuar Raportin e Shoqërisë Civile për të drejtat e Njeriut.
Sipas drejtoreshës ekzekutive të YIHR në Kosovë, Marigona Shabiu ky raport ofron një pasqyrë të disa mangësive institucionale në raport me të drejtat e njeriut.
Ajo tha se ky raport është realizuar nga inputet e 42 organizatave që kanë te bëjnë me të drejtat e njeriut.
Basri Kastrati, zv. Avokat i Popullit tha se ky raport është i rëndësishëm edhe për ta ndihmuar realizimin e raportit të Avokatit të Popullit
Ndërkohë drejtori i zyrës për qeverisje të mirë tha see të gjitha ato rekomandime që reflektojnë në këtë raport do të kthehen në veprime që mund t’i ndërmarrim si institucion.
Ndërkaq Jerome Bouyjou, Shef i të drejtave të njeriit ne UMNK-ut dhe përfaqësues i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut theksoi se ky raport është i rëndësishëm për shkak të përfshirjes së të drejtave të grupeve specifike si gratë, fëmijët dhe grupe të tjera.

