Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen dhe sfidat me të cilat përballen banorët e kësaj treve, si dhe për mundësitë konkrete për të qenë më afër njerëzve tanë në Krajë, duke krijuar ura bashkëpunimi e mbështetjeje për ata që dëshirojnë rikthimin dhe forcimin e lidhjes së tyre me vendlindjen, traditën dhe vlerat tona shpirtërore e kombëtare.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u bisedua edhe për braktisjen e kësaj treve, dukuri kjo që po ndikon drejtpërdrejt në zbrazjen e vendbanimeve dhe dobësimin e jetës shoqërore, kulturore e fetare në këtë krahinë me traditë dhe vlera të çmuara kombëtare.

