Hën. Maj 25th, 2026

Në prag të Kurban Bajramit, BIK-u ua ndan nga 100 euro 76 fëmijëve jetimë

Në prag të festës së Kurban Bajramit, Bashkësia Islame e Kosovës, ka njoftuar se ka ndihmuar 76 jetimë me nga 100 euro.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllim ishte sjellja e buzëqeshjes dhe gëzimit në këto ditë feste.

“Kjo ndihmë vjen në kuadër të aktiviteteve humanitare dhe solidarizuese që organizohen tradicionalisht gjatë ditëve të festave fetare, e të cilat do të vazhdohen edhe në të ardhmen, duke treguar kështu një ndër prioritetet e institucionit për t’i ndihmuar jetimët dhe kategoritë në nevojë”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme