Pre. Maj 22nd, 2026

Haxhiu: Zotohem se do të bëj maksimumin që të ketë drejtësi për krimet e luftës

Ushtruesja e detyrës së Presidentës së Kosovës, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në manifestimin kushtuar përvjetorit të Masakrës së Dubravës.

Ajo është zotuar se do të bëjë maksimumin që të ketë drejtësi për krimet e luftës.

‘’Natyrisht që do ta keni mbështetjen e institucioneve. Gjatë periudhës së kaluar janë marrë veprime si asnjëherë më parë. Padinë për gjenocid ndaj Serbisë e ka pasur në kompetencë Ministria e Drejtësisë, janë ndërrmarrë veprime por për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të themë më tepër se kaq’’ ka thënë Haxhiu.

Postime të Ngjashme