Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore gjatë periudhës kohore një javore kanë shqiptuar 1.795 gjoba.
Sipas njoftimit është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i nëntëmbëdhjetë aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i dhjetë aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar trembëdhjetë gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar nëntë gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar tridhjetë e një gjoba për modifikim të automjetit (folie të errëta),
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e tetë ngasës.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan apelon te të gjithë këmbësorët që gjatë pjesëmarrjes në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit të rrugës.

