Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, një masë e re e Qeverisë së Kosovës që synon mbështetjen financiare për qytetarët përballë rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës. Kjo pako parasheh mbështetje të njëherëshme 100 euro pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jo-publik, 100 euro për studentët aktivë.

