Pre. Maj 22nd, 2026

Mblidhet të dielën AAK-ja, e mban kuvendin e përgjithshëm

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë këtë të diel, më 24 maj, kuvendin e përgjithshëm, duke përmbyllur procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti.

Në kuadër të punimeve të kuvendit do të zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri dhe anëtarëve të këshillit të përgjithshëm të partisë.

Ky kuvend konsiderohet etapë përmbyllëse e zgjedhjeve të brendshme të Aleancës… dhe pritet të përcaktojë strukturat drejtuese të partisë për katër vitet e ardhshme.

Postime të Ngjashme