Pre. Maj 22nd, 2026

Katër persona humbin jetën nga aksidenti mes veturës dhe kamionit me targa kosovare

Katër persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, pas një përplasjeje të fuqishme mes një veture të tipit BMW dhe një kamioni me targa të Kosovës.

Përplasja dyshohet të ketë qenë e fortë, duke bërë që vetura të përfshihej nga flakët menjëherë pas aksidentit.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe djegies së automjetit, identifikimi i viktimave pritet të bëhet përmes procedurave të mjekësisë ligjore dhe obduksionit.

Policia, prokuroria dhe ekipet emergjente po vazhdojnë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet një version zyrtar pas përfundimit të ekzaminimeve

Postime të Ngjashme