Enj. Maj 21st, 2026

Moti sot e enjte 21 maj 2026

Kosovë

Sot (e enjte) parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale do të jenë 6-9°C, ndërsa maksimalet 18-22°C.

Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s.

Shqipëri

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat, të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në juglindje të vendit, në orët e mesditës deri pasdite reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.Temperatura me e ulet 6 grade celcius, ndersa me e larta 28 grade celcius.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë.

Postime të Ngjashme