Mar. Qer 9th, 2026

Moti për fundjavë (9 & 10 maj 2026) sipas IHMK

Parashikimi i motit për vikend (9 & 10 maj 2026)
🌥️ E shtunë, 9 maj 2026..Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell. ☁️🌤️Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me 🌦️ riga shiu dhe ⛈️ shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7–10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë ndërmjet 16–19°C.
💨 Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s.

☀️ E diel, 10 maj 2026Parashihet mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale më të gjata me diell, si pasojë e stabilizimit gradual të kushteve atmosferike. 🌤️☁️
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 19 deri në 22°C.
🌬️ Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

🌱 Kushtet agrometeorologjikeKushtet agrometeorologjike gjatë fundjavës paraqiten përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, sidomos për 🌾 drithërat dhe 🥬 perimet në fazat intensive të vegjetacionit.

🌧️ Reshjet lokale të fundit pritet të kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së nevojshme në shtresat sipërfaqësore të tokës, ndërsa ☀️ intervalet me diell dhe temperaturat relativisht të buta do të favorizojnë aktivitetin fiziologjik të bimëve.

🚜 Fermerëve u rekomandohet që trajtimet fitosanitare dhe aktivitetet në parcela t’i planifikojnë kryesisht gjatë periudhave pa reshje dhe me erë më të dobët, për shkak të mundësisë së proceseve konvektive dhe ⛈️ shkarkimeve elektrike në disa zona!

Postime të Ngjashme