Një i dyshuar, mashkull kosovar, është shoqëruar në stacion policor, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:20, në Banje të Zubin-Potokut.
“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt” thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është cilësuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”

