Die. Sht 27th, 2026

Arrestohet një person, sekuestron 10 paketime të substancave narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 10 paketime substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 9.85 gram dhe 1 telefon mobil.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.Rasti ka ndodhur në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj.

Postime të Ngjashme