Mër. Pri 29th, 2026

Nuk ka president, Kosova në zgjedhje të reja

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar të zgjedhë presidentin e ardhshëm të vendit, për një mandat 5-vjeçar.

Pavarësisht insistimit të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, që seanca të shtyhet për të ofruar mundësinë e prezencës së të gjtihë deputetëve, nuk u zgjedh dot presidenti, shkruan IndeksOnline.

Fiks në mesnatë, aktgjykimi i Kushtetueses e vulos përfundimin e afatit për zgjedhjen e presidentit, gjë që obligon shpërndarjen e Kuvendit.

Me këtë rast, ky është edhe përfundimi i kësaj legjislature, teksa Albulena Haxhiu, si ushtruese e detyrës së presidentes, do të ftojë partitë për konsultim për datën e zgjedhjeve.

Postime të Ngjashme