Hën. Pri 27th, 2026

Kosove

Gjatë periudhës 27 prill – 1 maj, territori i Kosovës do të ndikohet nga një regjim atmosferik relativisht i paqëndrueshëm, si pasojë e depërtimit të masave ajrore më të freskëta nga veriu dhe verilindja e kontinentit.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime të intervaleve me diell dhe vranësira konvektive, të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dobëta shiu dhe në disa raste edhe zhvillime me shkarkesa elektrike. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verior, përkatësisht veriperëndim dhe verilindje, me intensitet të dobët deri mesatar.

Nga aspekti agrometeorologjik, kjo periudhë konsiderohet me rëndësi të veçantë për kulturat pranverore. Temperaturat minimale pritet të bien ndjeshëm, duke arritur në disa zona deri në 0°C në fund të javës, çka paraqet rrezik për ngrica të vonshme pranverore. Kjo situatë mund të shkaktojë stres termik dhe dëmtime, sidomos tek kulturat e ndjeshme në fazat e hershme të zhvillimit, si mbirja dhe lulëzimi.

Ndërkohë, reshjet e herëpashershme, megjithëse jo intensive, do të ndikojnë pozitivisht në përmirësimin e lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës, duke favorizuar zhvillimin fillestar të kulturave si patatja, misri dhe perimet pranverore. Megjithatë, shpërndarja e pabarabartë e reshjeve kërkon kujdes të shtuar në menaxhimin e ujitjes.

Për ditën e hënë, parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 18 deri në 21 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.

Në përgjithësi, kjo javë sjell një kombinim të kushteve të favorshme dhe sfiduese për bujqësinë, duke kërkuar vëmendje të shtuar nga fermerët dhe monitorim të vazhdueshëm të kushteve meteorologjike në terren.

Shqiperi

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje kryesisht prej orëve të mesditës e pasdite.
Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën e jugut dhe shtrëngata afatshkurtra të izoluara kryesisht në lindje e juglindje të vendit në orët e mesditës deri ato të pasdites. Ndërprerje graduale e reshjeve pas orëve të pasditës.
🌬 Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi 7m/s.Temperatura minimale 7 ndersa maksimale 30 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3 ballë. .

Postime të Ngjashme