Shpeshtimi i rasteve të vjedhjeve po ngjall shqetësim në mesin e qytetarëve, pasi vetëm brenda 24 orëve janë raportuar tri incidente të tilla.
Rastet e raportuara janë nga Prishtina, Drenasi dhe Gjilani
Fsh. Prugovc, Prishtinë / 23.04.2026 – NN. Më 26.04.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se me datën 23.04.2026 me forcë kishte depërtuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe kishte kryer vjedhje. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Fsh. Fushticë e Poshtme, Gllogoc / 26.04.2026 – 18:21. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar ku dyshohet se kanë kryer vjedhje. Rasti është duke u hetuar.
Gjilan / 26.04.2026 – 11:23. Janë identifikuar dhe arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ditë më parë dyshohet se kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar, ku kishin vjedhur gjësende të ndryshme. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

