Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdari, ka bërë thirrje për më shumë përgjegjësi dhe reflektim nga akterët politikë, veçanërisht ata të opozitës, në kuadër të zhvillimeve politike dhe dialogut në vend për çështjen e presidentit.
Hajdari theksoi se nuk është pjesë e diskutimeve ndërmjet liderit të Lëvizes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe përfaqësuesve të opozitës, por bëri thirrje për opozitën që të reflektojnë për hir të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj për ta zgjedhur presidentin.
“Unë nuk jam pjesë e diskutimeve në mes liderit tonë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe akterëve të opozitës por unë uroj dhe u bëj thirrje të gjithë akterëve që janë nga opozita pjesë e dialogut që të reflektojnë për hir të shtetit tonë Kosovës, për hir të qytetarëve tanë sepse ne kemi referencë shumë për të treguar më shumë përgjegjësi, sidomos unë si ish ministre dhe tash kryetare e komisionit e kujtoj sakrificën e shtetit tonë që ka dhënë shumë gjak, mund e sakrificë sidomos në luftë e kujtoj Kosharen, e kujtoj Prekazin, e kujtoj Reçakun, e kujtoj Mejën, masakrën që ka ndodhë dhe ajo është referenca jonë kryesore që ne duhet të reflektojmë me shumë përgjegjësi për popullin tonë dhe shtetin tonë”, tha Hajdari.
Nga PDK- ja dhe LDK- ja kanë thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit për ta tashmë është çështje e mbyllur, derisa kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se opozita nuk është e gatshme dhe e interesuar për marrëveshje politike.

