Enj. Pri 23rd, 2026

Ulutaş dhe Bolat përshëndesin kontributin e Turqisë në KFOR

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Ömer Bolat, në shtabin “Camp Film City”, në Prishtinë.

Gjatë takimit, Ulutaş dha një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktiviteteve të vazhdueshme të KFOR-it dhe prioriteteve të tij kryesore në të ardhmen.

“Gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin e gjatë të Turqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Postime të Ngjashme