Enj. Pri 16th, 2026

Migjen Basha do të drejtojë skuadrën zvicerane deri në fund të sezonit

Skuadra zvicerane Lausanne ka bërë ndryshime në shtabin teknik.

Trajneri i deritanishëm, Peter Zeidler është larguar nga skuadra dhe një shqiptar do ta drejtojë Lausannen në sfidat e fundit.

Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë, Migjen Basha ka marrë drejtimin e klubit së bashku me Markus Neumayr, një ish-futbollist i famshëm zviceran.

“Për të mbyllur sezonin, ekipi i parë do të drejtohet nga një dyshe e përbërë nga Markus Neumayr dhe Migjen Basha, të dy anëtarë të stafit teknik të ekipit të parë.I ardhur në klub verën e kaluar nga FC Basle, Markus Neumayr ishte ndihmës trajner këtë sezon”.

“Ish ndërkombëtar shqiptar i lindur në Lausanne Migjen Basha iu bashkua klubit në vitin 2022, ku aktualisht mban rolin e Menaxherit të Talenteve”, shkruan Lausanne.

Dyshja Neumayer – Basha do të drejtojnë Lausannen deri në gjetjen e një trajneri të ri.

Postime të Ngjashme