Trajneri i Bayern Munchen, Vincent Kompany mbrëmë ka folur pas ndeshjes ndaj Real Madridit, por për kundërshtarin e tij të ri, PSG-në.
“Bavarezët” mbrëmë fituan 4:3 ndaj klubit spanjoll dhe u kualifikuan në gjysmëfinalen e Champions League,
Kompany u shpreh i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj një gjiganti si klubi spanjoll.
“Ishte një ndeshje emocionale. Kishim posedimin e topit dhe gjithmonë ndjenim se mund të shënonim gola. Por, Real Madridi mbetët Real Madrid.
“Ata kanë lojtarë shumë të fortë dhe të shpejtë.
“Djemtë ishin shumë të fortë mendërisht, duke u rikthyer pas vështirësive.
“Edhe tifozët na ndihmuan. Qëndruam të qetë gjithmonë dhe besuam se momenti ynë do të vinte. Djemtë e merituan këtë fitore”, u shpreh Kompany
Kujtojmë që ndeshja e radhës për Bayernin do të jetë ndaj Paris Saint-Germain.

