Pre. Pri 17th, 2026

Edon Zhegrova drejt transferimit në Turqi

Edon Zhegrova nuk e ka të ardhmen te Juventusi.

Anësori kosovar nuk po gjen hapsira të mjaftueshme nga trajneri Luciano Spalletti, dhe pritet të largohet gjatë afatit kalimtar veror.
26-vjeçari karrierën mund ta vazhdoj në kampionatin turk.

Sipas raportimeve të mediave turke dhe italiane, skuadra e Besiktashit është e interesuar për transferimin e Zhegrovës, i cili shihet si pasues i futbollistit tjetër kosovar, Milot Rashica.

Juventuesi e transferoi Edon Zhegrovën verën e kaluar nga skuadra e Lille për 15 milionë euro, por mosaktivizimi i tij ka bërë që ai të gjej një klub të ri, derisa Juventusi i gatshëm të shes sulmuesin kosovar.

Postime të Ngjashme