Pre. Shk 27th, 2026

Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në “Breg të Diellit’

Një përleshje fizike ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

E sipas raportit policor të 24-orëve të fundit në këtë përleshje janë përfshirë katër shtetas të Afganistanit.

Më tej është bërë e ditur se gjatë përleshjes është përdorur një armë e ftohtë-thikë.

Si pasojë e kësaj, lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *