Die. Shk 15th, 2026

Mehaj: Gabimi më i madh ishte që Adem Demaçi nuk u bë President

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se gabimi më i madh kombëtar elitës vendimmarrëse politike të Kosovës është që Adem Demaçin nuk e bënë President e as kryeparlamentar.

Sipas tij, kjo do ta bënte vet Kosovën krenare dhe do i jepte kredibilitet ndërkombëtar.

Mehaj po ashtu ka shkruar se Qeveria duhet t’ia kërkojë ambasadave të Kosovës që ta që të vendosin foton e Adem Jasharit pranë tij flamurin kombëtar, krahas atij të Shtetit të Kosovës.

Opinion i plotë i Mehajt:

Gabimet nuk falen.

Por Baca Adem thoshte gjithmonë: “melaqet na ndihmojnë.”

Gabimi më i madh kombëtar elites vendimarrëse politike të Kosovës është që Bacën Adem Demaçin nuk e bënë as President e as Kryeparlamentar, kjo do ta bënte vet Kosovën krenare dhe do i ipte kredibilitet nderkombëtar.

Personalisht me kanë udhëhequr e me udheheqin ne rrugën time dy Burra të kombit , Dy Adema njeri i vijës politike e tjetri i asaj te luftës.

Ne kontestin e proceseve qe jemi dua te shpreh një mendim ne lidhje me prezantimin tonë ndërkombëtar përmes Ambasadave tona:

Të instruktohen Ambasadat që të vendosin foton e Adem Jasharit pranë tij Flamurin Kombëtar krahas atij te Shtetit te Kosovës.

Te instruktohen qe te organizojnë zyrtarisht pritje për Festen e 28 Nëntorit (shënon Ditën e Flamurit kombëtar dhe Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, si dhe Ditën e daljes publike te UÇKs) krahas Festes se Pavarësisë se R Kosovës.

Historia nuk ndryshohet,

Te jemi krenar se kush jemi nga vijmë dhe nga do shkojmë. Rruga jonë është drejt NATO-s dhe BE-së.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *