Sht. Shk 14th, 2026

Aksioni në argjendaritë e Pejës, policia sekuestroi euro, dollarë e franga

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Pejës, Doganën, Inspektoratin e tregut dhe ATK-në, zhvilloi një aksion në Pejë.

Cak i këtij aksioni ishin argjendaritë ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i kontrabandës me mallra, si dhe shmangie e regjistrimit, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të aksionit dhe vlerësimit, mbrëmë u bë e ditur se u sekuestruan 45 kilogramë ari.

“Ndalim i përkohshëm i mallit IQMT ka gjetur dhe ndaluar një sasi prej mbi 20 kg ari, i cili ishte i paverifikuar dhe pa shenjëzuar nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës. Ky mall do të mbetet i bllokuar deri në përfundimin e procedurave të rregullta ligjore. – Sekuestrim i metaleve të çmuara Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar mbi 25 kg punime të metaleve të çmuara – ari, për të cilat subjektet ekonomike nuk kanë arritur të prezantojnë dokumentacionin e nevojshëm mbi prejardhjen e tyre. Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve dhe sigurimin e një tregu të barabartë e të ligjshëm” deklaroi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në raportin policor bëhet e ditur se gjatë aksionit po ashtu u konfiskuan edhe para të holla.

Përveç stolive, policia sekuestroi një orë dore të arit, 12 mijë euro, 2410 franga zvicerane si dhe 2400 dollarë amerikanë.

Aksioni u zhvillua në lokalet dhe shtëpitë e 3 të dyshuarve, të cilët pas intervistimit u liruan në procedurë të rregullt

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *