Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim të fshatit Frashër do të ndërpritet në tre ditët e ardhshme.
Kjo po ndodh në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrugës Hekurudhore Linja 10, Pjesa Jugore (Fushë Kosovë – Mitrovicë)”.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për bllokim të përkohshëm të rrugës
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë njofton qytetarët se, në kuadër të realizimit të projektit “Rehabilitimi i rrugës hekurudhore Linja 10, Pjesa Jugore (Fushë Kosovë – Mitrovicë)”, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit.
Me këtë rast rruga që shpie në drejtim të fshatit Frashër (te hekurudha) do të jetë e bllokuar për qarkullim nga:
13.02.2026, ora 08:00
deri më
15.02.2026, ora 24:00
Luten të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e kësaj rruge për mirëkuptim dhe që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative për qarkullim

