Pre. Shk 13th, 2026

Takim i rregullt i Kryeimamit të Kryesisë së Bashkësisë Islame me kryeimamët e Këshillave të BIK-ut

Sot u mbajt takimi i rregullt i Kryeimamit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Vedat ef. Sahiti me kryeimamët e Këshillave të BIK-ut, takim ky i pari për këtë vit.
Në fokus të këtij takimi ishte koordinimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve për muajin e bekuar të Ramazanit 2026, me qëllim të organizimit sa më të mirë dhe të unifikuar të veprimtarive fetare në të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame.
Ky takim vjen pas përmbylljes së vizitave të Kryeimamit Vedat ef. Sahiti dhe zëvendës kryeimamit Fatmir ef. Iljazit në të gjitha komunat e Kosovës, ku u zhvilluan takime me nëpunësit fetarë dhe administrativë të Këshillave lokalë, duke u njohur nga afër me sfidat, nevojat dhe prioritetet e tyre.
Përveç përgatitjeve për muajin e Ramazanit, në këtë takim u diskutuan edhe një sërë çështjesh me rëndësi që lidhen me zhvillimin e jetës fetare dhe veprimtarinë institucionale të Bashkësisë Islame në territorin e Republikës së Kosovës, me theks në forcimin e bashkëpunimit dhe funksionimit të strukturave të saj.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *