Një incident ka ndodhur mes gazetarit Berat Buzhala dhe opinionistit Albatros Rexhaj gjatë emisonit ‘Opinion’ që transmetohet në TV Klan në Shqipëri.Buzhala i është vërsulur Rexhajt dhe e ka sharë.Përplasjes i kishte paraprirë një debat me tone të larta mes Buzhalës dhe Rexhajt, ku tema e debatit në këtë emison ishte kërkesa e Prokurorisë Speciale për dënimin me 45 vjet burg për Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasnqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.Gazetari Berat Buzhala në rrjetin social Facebook ka kërkuar falje për incidentin.

