Enj. Shk 12th, 2026

Plagosja në Mitrovicë/ Viktima lirohet nga spitali, dy të dyshuar në mbajtje

Personi që mbeti i plagosur mbrëmjen e së martës në Mitrovicë është liruar nga spitali pasi ka pranuar trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre pritet të caktohet masa nga gjykata.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Viktima mashkull kosovar dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbrëmë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, bëri të ditur se policia kishte pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.

Sipas tij, nga hetimet fillestare ishte konfirmuar se një person madhor kishte mbetur i plagosur dhe ishte dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *