Enj. Shk 12th, 2026

Kallas përgëzon Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër

Pas më shumë se një viti bllokim, formimi i qeverisë së re të Kosovës është mirëpritur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Kallas e cilësoi këtë zhvillim si një lajm inkurajues, .

Përmes një postimi publik, Kallas ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e ekzekutivit të ri, duke theksuar se tashmë fokusi duhet të jetë te përshpejtimi i reformave.

Mes të tjerash, në postimin e Kallas thuhet:

“Pas më shumë se një viti bllokim politik, formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm inkurajues. Urime Albin Kurti!

Tani ajo që ka rëndësi është që të ecë me shpejtësi me reformat. Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së.

Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti.”

After more than a year of political deadlock, the formation of Kosovo’s new government is encouraging news. Congratulations @albinkurti!

What matters now that it moves swiftly on reforms. This is the fastest way to unlock EU support worth hundreds of millions of euros and have… pic.twitter.com/p3UUmYBIVT

— Kaja Kallas (@kajakallas) February 11, 2026

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *