Mër. Shk 11th, 2026

Seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, kryeprokurori Zejnullah Gashi ndjek nga afer procesin gjyqësor

Pas pak pritet të nisë seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Seanca do të mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullah Gashi, për herë të parë po e ndjek nga afër këtë proces gjyqësor.

Në seancën e kaluar, Murseli kishte dhënë dëshminë e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit mbrojtës.

Ai përshkroi natën kritike të 29 nëntorit 2023 dhe mohoi se ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes.

Dëshmia e tij zgjati rreth një orë, ndërsa prokurorja e rastit kishte paralajmëruar se do t’i nevojiten mbi dy orë për ta marrë në pyetje të dyshuarin.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *