Mër. Shk 11th, 2026

Kaçanik: Policia jep detaje mbi vdekjen e personit që ra në bunar

Kaçaniku u trondit mbrëmë, pasi në bunarin e një shkolle u raportua se ra një person.

59-vjeçari S.F., punëtor teknik i shkollës së Bajnicës, raportohet se humbi jetën nga incidenti tragjik.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli deklaroi se informatën fillestare, policia e pranoi rreth orës 20:40.

“Njësitet e policisë së Kaçanikut e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale, së bashku me zjarrfikësit, emergjencën dhe qytetarë vullnetarë, kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty kanë dalë edhe njësitë e forenzikës rajonale.

Rreth orës 22:30, ekipet e zjarrfikësve dhe vullnetarët kanë arritur ta nxirrnin trupin, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar se ishte pa shenja jete”, deklaroi Veseli, për IndeksOnlinen.

Ai pohoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për autopsi.

Rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *