Hën. Shk 9th, 2026

Arrestohet personi i dënuar me 3 vite burgim për keqpërdorim seksual ndaj personave nën moshën 15 vjeçare

Gjatë ditës së djeshme, Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim.

Sipas informatave, personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *