Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se vetura ka humbur drejtimin dhe është përplasur me 8 automjete të tjera të parkuara.
Ahmeti bëri të ditur se një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjeksorë.
“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti

