Sht. Shk 7th, 2026

Arrestohet djali i cili dyshohet se tentoi të vras babanë me sëpatë në Deçan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili mesditën e së enjtes dyshohet se tentoi ta privonte nga jeta babanë e tij.

Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Brenda këtij afati, prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

Sipas Nikçit, viktima është goditur me sëpatë dhe është trajtuar në spital, por tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *