Në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke e realizuar auditimin “Sistemi Elektronik për Menaxhimin e Studentëve” në Universitetin e Prishtinës.
Auditimi do të vlerësojë menaxhimin dhe administrimin e platformës SEMS, si dhe nëse kjo platformë siguron mbështetje efektive dhe të sigurt për funksionet kryesore të Universitetit të Prishtinës.
Universiteti i Prishtinës ka krijuar platformën SEMS për t’u ofruar shërbime elektronike studentëve që nga procesi i aplikimit për studime deri te pajisja me diplomë. SEMS-i është në përdorim që nga viti 2012 dhe funksionon në të gjitha njësitë akademike të UP-së duke mbuluar gjithsej 14 fakultete. SEMS-i ka rol kyç në efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit akademik dhe administrativ të UP-së.

