Mar. Jan 13th, 2026

Bashkësia Islame e Kosovës, nënshkruan edhe këtë vit marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën “Mbreti Selman” nga Arabia Saudite

Në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit me Qendrën “Mbreti Selman” nga Arabia Saudite, Bashkësia Islame e Kosovës, edhe këtë vit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me këtë qendër.
Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e shpërndarjes së mbi 8,000 pakove ushqimore në të gjitha qendrat e Kosovës.
Projekti do të realizohet nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe pritet të zbatohet në prag të muajit të bekuar Ramazan.
Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, marrëveshjen e nënshkroi shefi i kabinetit të Myftiut Naim ef. Tërnava, Besim ef. Mehmeti, ndërsa në emër të Qendrës “Mbreti Selman”, marrëveshjen e nënshkroi z. Sultan al Jurbua.
Kjo marrëveshje është vazhdimësi e marrëveshjeve të viteve të kaluara dhe e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Qendrës “Mbreti Selman”.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *