Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat janë caktuar për datën 28 dhjetor.
Kjo ka bërë që partitë politike t’i ‘ndezin motorët’.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se kjo parti me të marrë lajmin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka nisur menjëherë mobilizimin.
“Përgatitjet bazike kanë nisur mënjëherë”, ka thënë Haiziri.
Javë me parë kryetari i LDK-së, Lumri Abdixhiku dhe ai i Nisma Socialdemokrate Fatmir Llimaj kishin zhvilluar një takim në një kafiteri të Prishtinës, takim i cili komentuar si mundësi për një koalicion parazgjedhor mes këtyre dy subjekteve politike.
Në lidhje me këto pretendime, Haziri ka thënë se ende nuk ka asgjë.
“Gjithçka do të sqarohet në javët e ardhshme, pra lajmet tjera i merrni javën tjetër”, ka thënë Haziri për IndeksOnline.
Kujtojmë që pas dy përpjekjeve të dështuara të partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë, sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpërndarë Kuvendin dhe ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të cilat janë caktuar të mbahen me 28 dhjetor

