Enj. Nën 20th, 2025

Haradinaj: Propozuam që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalur në konferencë për media, pas përfundimit të takimit me presidenten Vjosa Osmani.

Në takim ishin prezent edhe liderët e partive të tjera politike,

Haradinaj u shpreh se u nënshkrua dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Nga ky takim fillon edhe koha për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në bazë të ligjit për zgjedhje data më se afërmi është 30 ditë e më së largu 40 ditë nga sot” u shpreh Haradinaj.

Kreu i AAK-së pohoi se u propozua që data e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori.

“Duke qenë se i është humbur shumë kohë Kosovës dhe ka akumulime të temave buxhetore kemi propozuar që dita e zgjedhjeve të jetë 21 dhjetori – mendoj se në këtë mënyrë do të fitojmë një javë kohë vazhdimeve buxhetore pasi buxheti mund të funksionoj në janar dhe shkurt me 1/12 dhe qeveria në detyrë mund të përmbush disa obligime buxhetore si ndaj RTK-së dhe të tjera”, tha Haradinaj.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *