Enj. Nën 20th, 2025

Presidentja Osmani nënshkruan shpërndarjen e Kuvendit, Kosovën e presin zgjedhje të reja në dhjetor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pasi partitë politike nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e institucioneve të reja që dolën nga zgjedhjet e 9 shkurtit,.

Procesi i mandatarëve nuk solli rezultat. Fillimisht, Osmani i dha mandatin Albin Kurtit si kryetar i subjektit fitues, por kandidatura e tij mori vetëm 56 vota, duke mos arritur shumicën e nevojshme parlamentare. Në përpjekjen e dytë, Presidentja e mandatoi Glauk Konjufcën, i cili po ashtu nuk arriti të sigurojë më shumë vota sesa Kurti – sërish vetëm 56.

Pas dështimit të dy kandidatëve dhe mungesës së vullnetit politik për të krijuar shumicë, Presidentja Osmani thirri sot një takim me liderët e partive politike për të diskutuar rrugën e mëtejme, përfshirë edhe caktimin e datës së zgjedhjeve të reja nacionale.

Me dekretin tashmë të nënshkruar, vendi shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat pritet të mbahen gjatë muajit dhjetor.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *