Mër. Nën 19th, 2025

Abdixhiku dhe ambasadori i ri i Norvegjisë flasin për forcimin e bashkëpunimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në një takim njoftues ambasadorin e ri jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjørnstad.

Kryetari Abdixhiku e uroi ambasadorin për fillimin e detyrës dhe i dëshiroi sukses në misionin e tij të ri, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë.

Ai vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme norvegjeze për vendin tonë dhe rolin e saj si një partner i qëndrueshëm në procese politike, zhvillimore dhe ndërkombëtare.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan edhe rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe qëndrimeve të LDK-së për çështjet kryesore të aktualitetit.

Në takim u trajtuan gjithashtu mundësitë për forcimin e partneritetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë, me fokus në fusha me interes të ndërsjellë dhe projekte që mund të avancojnë zhvillimin e vendit.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *