Mër. Nën 19th, 2025

Ndërpritet diskutimi për buxhetin, por seanca mbetet e hapur

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka ndërprerë diskutimin për buxhetin e shtetit, të tri komunave, të RTK-së dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Në mungesë të deputetëve të opozitës, përjashtuar Përparim Grudën e PDK-së, në Kuvend u mbajten fjalime nga disa deputetë të LVV-së, shkruan IndeksOnline.

Të gjithë kërkuan pjesëmarrjen e opozitës në seancë, për të vijuar tutje me votime.

Me të përfunduar deklarimet, kryetari Basha ftoi deputetët të reflektojnë dhe të lajmërohen nëse kanë ndryshim të qëndrimeve.

Kësisoj, seanca ka mbetur e hapur, teksa deputetët janë shpërndarë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *