Mër. Nën 19th, 2025

Shtimja në gjendje emergjente, lumi del nga shtrati

Reshjet e mëdha të shiut kanë dendësuar sasinë e ujit në lumin e qytetit të Shtimes, duke bërë që të dalë nga shtrati dhe të vërshojë në disa fshatra të rrafshit.

Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, ka deklaruar se është shpallur gjendje emergjente,

“Gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet tona po punojnë pa ndalur për të vlerësuar dëmet, për të ndërhyrë aty ku ka nevojë urgjente dhe për të siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa ndihmë” ka thënë ai.

Aliu bën me dije se komuna është në komunikim të vazhdueshëm me banorët e prekur nga vërshimet.

“Komuna e Shtimes do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme” ka deklaruar Aliu.

Ky është postimi i plotë i kryetarit:

Mbrëmë deri në orët e mesnatës kemi qenë në terren me të gjitha strukturat lokale, ekipet e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit, me ç’rast është shpallur gjendje emergjente.

Gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet tona po punojnë pa ndalur për të vlerësuar dëmet, për të ndërhyrë aty ku ka nevojë urgjente dhe për të siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa ndihmë.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave të prekura dhe çdo kërkesë po trajtohet me prioritet.

Komuna e Shtimes do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme.

Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast ose shqetësim në nr. 044 172 839 – Zyra për Emergjenca, në mënyrë që ekipet tona të ndërhyjnë sa më shpejt.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *