Mar. Nën 18th, 2025

Rreziku për vërshime, Komuna e Prishtinës anulon procesin mësimor

Drejtori i Arsimit i Komunës së Prishtinës, Samir Shahini, ka bërë të ditur se procesi mësimor është anuluar për ditën e sotme, për shkak të rrezikut për vërshime.

Sipas Shahinit, ky vendim erdhi në koordinim me kryetarin Përparim Rama, Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, si edhe Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

“Të nderuar qytetarë, drejtues të institucioneve edukativo-arsimore dhe të nderuar prindër. Ju njoftojmë se për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike, reshjeve të mëdha të shiut dhe vështirësive në komunikacion, në koordinim me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave, Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe drejtorët përkatës të shkollave, procesi mësimor për ditën e sotme anulohet”, thuhet në njoftim.

“Ky vendim është marrë edhe në koordinim me kryetarin e kryeqytetit dhe është masë preventive e sigurisë për fëmijët tanë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *