Granit Xhaka, kapiteni i Kombëtares së Zvicrës ka dhënë një intervistë për “Blick” në lidhje me kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Mesfuhsori i Sunderlandit foli shumëçka, por më e rëndësishmja është në lidhje me ndeshjen kundër Kosovës dhe për largimin e Hajdarit dhe Avdullahut nga “Helvetikët”,
“Lojtarë me cilësi të tillë, nuk është dashur t’i linim pas dore. A do të kishin arritur të nxini vendin e titullarit te Zvicra brenda tre apo katër vjetëve? Do të vija në dyshim këtë, duke marrë parasysh se kush luan aktualisht për ne. Ardon Jashar , është me ne për tre vjet dhe ka bërë veç katër paraqitje.
“A është Leon Avdullahu më i mirë se Ardon Jashari? Nuk mendoj kështu. Por, Leoni është futbollist i mirë, përndryshe nuk do të luante çdo ndeshje për Hoffenheimin. Ndoshta i mungonte durimi. Por, në fund të fundit, është vendimi i tyre për të luajtur me Kosovën, e cila tashmë po luan në nivele shumë të larta”, u shpreh mesfushori “helvetik”
Në rast se Zvicra dështon ndaj Suedisë dhe se Kosova fiton ndaj Sllovenisë, atëherë një “finale” do të zhvillohet në Prishtinë për ta përcaktuar vendin e parë.
“Nëse bëjmë punën tonë kundër Suedisë, nuk do të vijë deri aty. Dhë nëse përfundojmë në një finale në Prishtinë, atëherë le të jetë ashtu. Ne e pranojmë këtë situatë. Nuk është hera e parë që luajmë atje”, vazhdoi tutje Granit Xhaka
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet më 18 nëntor nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”

