Mër. Nën 12th, 2025

Musliu – Shoshi për aktakuzën e ngritur ndaj Rozeta Hajdarit: Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të Kurtit

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Ministres Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu – Shoshi ka shkruar se çdo ditë po i bie maska qeverisë që u betua për “ndershmëri e transparencë”.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Kjo është fytyra e vërtetë e pushtetit të Albin Kurtit, që predikon moral, por dëmton shtetin me gati 3 milionë euro”, ka shkruar Musliu – Shoshi, raporton IndeksOnlnie.

Tutje ajo ka shtuar se shteti nuk ndërtohet me propagandë, por me përgjegjësi. “Drejtësia duhet të veprojë pa frikë dhe pa mëshirë ndaj pushtetit abuzues”, ka shkruar ajo.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *