Mër. Nën 12th, 2025

Incidenti i sulmit me sëpat në qendër të Istogut, dalin pamje

Është raportuar më herët rreth një incidenti në qendër të Istogut, ku një person u sulmua me sëpatë.

Në pamjet shihet se si viktima bën hapa mbrapa, teksa i dyshuari me sëpatë në dorë i kanoset fizikisht.

Viktima e këtij sulmi është Isuf Zeqiraj, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në spitalin e Pejës.

Ndërkaq, i dyshuar është A.Rraci.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Personi i dyshuar, i cili sipas Policisë është i njohur për organet e rendit, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim” deklaroi Gashi.

Kliko ketu per videon e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *