Mër. Nën 12th, 2025

Numërohen 96.61 % e votave në Fushë Kosovë, ky është përditësimi i fundit nga Qendra Komunale

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Fushë Kosovë po vazhdon numërimi i votave për balotazhin që u zhvillua të dielën e 9 nëntorit.

Tashmë janë përditësuar të dhënat nga 57 vendvotime.

Sipas këtij përditësimi, nga kjo përqindje, 10,353 vota janë për Valon Prebrezen nga VV-ja dhe 8,383 vota janë për Besnik Osmanin nga LDK-ja.

Në këto qendra po bëhet edhe verifikimi i rezutateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *